Kovaçevski: Më shqetëson sjellja e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kovaçevski: Më shqetëson sjellja e OBRM-PDUKM-së

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:36
Dimitar Kovaçevski

Është absolutisht e gabuar që OBRM-PDUKM kundërshton anëtarësimin në BE dhe interesat strategjike të shtetit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për “Zërin e Amerikës”.

Kovaçevski shprehu shqetësimin për sjelljen e papërgjegjshme të partisë OBRM-PDUKM, e cila së bashku me partinë “E Majta” po përpiqet të ndalë procesin e integrimeve evropiane.

“Më shqetëson edhe sjellja e OBRM-PDUKM-së, e cila gjithmonë kundërshton interesat strategjike të shtetit. Ata ishin kundër Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, tani janë kundër propozimit për kornizën e negociatave dhe fillimin e negociatave me BE-në. Më vonë, për të qenë në gjendje të fshihen pas qytetarëve maqedonas, gjë që e kanë bërë gjithmonë, filluan një iniciativë antikushtetuese për shpalljen e referendumit dhe po ashtu përkrahën nismën që dëshiron të promovojë “E Majta”, e cila i referohet ekskluzivisht ndalimit të rrugës së shtetit për në BE.

Unë besoj se është absolutisht e gabuar dhe në kundërshtim me interesat strategjike të shtetit dhe atë që qytetarët vendosën 31 vjet më parë duke krijuar shtetin e tyre sovran dhe të pavarur që një ditë do të bëhet anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Ne jemi tashmë anëtare e NATO-s. Rëndësia e këtij anëtarësimi mund të shihet tani në luftën që po zhvillohet në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë të një shteti të pavarur dhe sovran. Më në fund kemi filluar negociatat me BE-në, që nënkupton realizimin e qëllimeve strategjike që shteti i ka vendosur 30 vjet më parë”, tha kryeministri Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat