Kovaçevski: Është reale që të anëtarësohemi në BE në vitin 2030

Maqedonia

Kovaçevski: Është reale që të anëtarësohemi në BE në vitin 2030

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 16:40
Kovaçevski

Procesi i skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian pritet të përfundojë për 14 muaj dhe sipas ritmit me të cilin po punohet, është reale që anëtarësimi në Union të jetë në vitin 2030, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Kryeministri theksoi se qasja e Qeverisë për fillimin e negociatave është shumë serioze, struktura e negociatave është krijuar, komuniteti akademik, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit është i përfshirë në negociata.

“Aktualisht ne kemi 45% të legjislacionit tonë të harmonizuar me atë evropian dhe me fillimin e negociatave i jemi qasur shumë seriozisht kësaj teme, tashmë kemi krijuar një strukturë negociuese që është zyrtarizuar nga Qeveria. Ne kemi emëruar një kryenegociator, që është zv. kryeministri për Integrime Evropiane. Në negociata janë të përfshirë edhe komuniteti akademik, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit etj”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri tha se Maqedonia e Veriut është vendi që integrohet më shpejt në NATO dhe shtoi se në vend do të aktivizohen të gjitha forcat progresive që janë pro anëtarësimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat