Boçvarski: Qytetarët do të mund të skanojnë targat e autobusëve dhe do të kontrollojnë dokumentacionet për të njëjtit

Maqedonia

Boçvarski: Qytetarët do të mund të skanojnë targat e autobusëve dhe do të kontrollojnë dokumentacionet për të njëjtit

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski paralajmëroi aplikacion të ri për “smartfonë”, përmes të cilit qytetarët do të mund të kontrollojnë gjendjen teknike dhe posedimin e dokumentacionit për automjetet të cilat kryejnë transport publik. Boçvarski tha se i njëjti pritet të promovohet javëve në vijim.

“Tashmë kemi një procedurë ku është duke u zhvilluar një aplikacion i ri përmes të cilit duam të jemi plotësisht transparent dhe të hapim të gjithë sistemin”, tha Boçvarski.

Boçvarski shton se qytetarët do të mund ta kontrollojnë informacionet duke u kyçur në aplikacion ku do të jepen numrat e targave të automjetit, me çka do të paraqiten të gjitha informacionet.

“Që të mund që çdo qytetar kur udhëton me këtë lloj transporti, të kontrollojë nëse ai autobus ka licenca të vlefshme dhe ekstrakte nga licencat që janë lëshuar këtu në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”, deklaroi Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat