Për tre ditë 108 raste të reja me COVID-19 në RMV

Maqedonia

Për tre ditë 108 raste të reja me COVID-19 në RMV

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në tre ditët e fundit (prej 30 shtator, deri 3 tetor) janë bërë 976 testime për coronavirus, ndërsa 108 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (83), ndërsa 30 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 3 pacientë të vdekur. Ndërsa ISHP si të shëruar ka regjistruar 135 persona.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.069, prej të cilëve 333.067 janë shëruar, ndërsa 9.537 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 tetor) është 465.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat