Ahmeti: Në BDI nuk ka “zjarr”, po debatohen çështje partiake

Maqedonia

Ahmeti: Në BDI nuk ka “zjarr”, po debatohen çështje partiake

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:08
Ali Ahmeti

Ka përfunduar takimi gjashtë orësh në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ndërmjet kryetarit Ali Ahmeti dhe grupit të të pakënaqurve të njohur si “Grupi i zjarrit”.

Menjëherë pas takimit, Ahmeti ka deklaruar edhe edhe ky takim ishte konstruktiv dhe u debatuan çështje normale partiake.

Ai tha se nuk ka “zjarr” në BDI e as nuk ekziston “Grupi i zjarrit”, pasi BDI ka unitet.

“Gjithçka është në kuadër të normalitetit. Asgjë nuk e cënon unitetin e BDI-së, ndaj më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm me ç’rast do të zgjedhim kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës. Pasi të mbaroj mbledhja, kryesia tërhiqet për të zgjedhur organet, i gjithë procesi do të mbikqyret nga funksionarët”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe, kujtojmë se ky është takimi i dytë i liderit te BDI-së me grupin e të pakënaqurve brenda partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat