Profesorët kërkojnë paga më të larta, Qeveria e Maqedonisë thotë se duhet pasur parasysh kriza aktuale

Maqedonia

Profesorët kërkojnë paga më të larta, Qeveria e Maqedonisë thotë se duhet pasur parasysh kriza aktuale

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 21:51
Ilustrim

Sindikata e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë rritjen e pagave me 25% për punonjësit.

Ata sot në Qeveri kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Qeveria përmes një komunikate për media ka thënë se duhet vlerësuar puna e profesorëve dhe se duhet pasur parasysh kriza aktuale ekonomike në vend.

“U theksua se në katër vitet e fundit, pagat e punonjësve të universiteteve janë rritur me gjithsej 20%, pra 5% nga shtatori 2019, 8% nga shtatori 2021 dhe 7% nga shtatori i këtij viti. Gjithashtu nga kryeministri dhe ministrat u theksua se do të bëhen analiza dhe përllogaritje të detajuara për vazhdimin e rritjes së pagave në arsimin e lartë në vitin e ardhshëm, por nga Sindikata u kërkua edhe riorganizimi i fakulteteve dhe prezantimi i ri atraktiv, programet e studimit, të cilat do të rrisin të ardhurat vetanake të institucioneve të arsimit të lartë”, thonë nga Qeveria.

Me këtë politikë të ndarjes së bursave, thotë Qeveria, studentët e suksesshëm do të inkurajohen të angazhohen në punë shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat