Popovski: Qeveria le t’i stabilizoj çmimet ose në të ardhmen do të kemi probleme ekonomike

Maqedonia

Popovski: Qeveria le t’i stabilizoj çmimet ose në të ardhmen do të kemi probleme ekonomike

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:02
Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski

Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski tha se për momentin është e rëndësishme që Qeveria të ulë çmimet ose të parandalojë rritjen e tyre dhe nëse ajo nuk e bën këtë na presin probleme shumë të mëdha ekonomike.

Popovski tha se qeveria duhet të siguroj stabilitet të çmimeve që të mos kemi probleme ekonomike në shtet.

“Mendimi im është se për momentin më shumë duhet të kujdesemi për stabilitetin e çmimeve, rritjen, nëse humbin një, dy ose tre mujorë, kjo nuk do të thotë asgjë, do të rikthejmë. Por nëse prishet stabiliteti i çmimeve me afat të gjatë, të gjithë tre mujorët në të ardhmen do të paraqesin problem ekonomik. Kështu që mendoj se ky është prioritet, megjithatë mbi këtë vendos Qeveria e jo ne”, tha Popovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat