Regjistrohen 55 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 55 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 644 teste, ndërsa janë regjistruar 55 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (55), janë regjistruar 15 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 55 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.263, numri i të shëruarve është 333.274, numri i atyre që humbën jetën 9.542 dhe numri i rasteve aktive është 447.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat