ASH dhe OBRM-PDUKM janë për integrimin e vendit në BE, por kanë kushte për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

ASH dhe OBRM-PDUKM janë për integrimin e vendit në BE, por kanë kushte për ndryshimet kushtetuese

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Parlamenti është partner i rëndësishëm në aderimin në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsyeje roli i trupave të tyre është – Komisioni për çështje Evropiane dhe këshilli kombëtar për integrimin evropian, qe do ti përcaktojmë nga bashkëpunimi me memorandum. Duke e parë të rëndësishme të kemi konsensus nacional, do ti bëjmë gjitha përpjekjet që opozita të kyçet në proces, deklaroi zv. kryeministri Çështje Evropiane dhe negociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, gjatë fjalimit të tij në 20-vjetorin e komitetit të përbashkët parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Nga Aleanca për Shqiptaret për “Lokalno” thonë se si deri tani pa egoizëm politik do të vazhdojnë ti përkrahin proceset eurointegruese të vendit.

ASH-ja pa egoizëm politik, si asnjë tjetër, i përkrah proceset eurointegruese të vendit, duke mos lënë asnjë dilemë të vogël në lidhje me këtë temë. Pritet të shihet se sa vendi ynë është i gatshëm ti bej përshtatjet e nevojshme në favor të vlerave demokratike perëndimore, duke filluar nga ajo më elementare me heqjen e 20% të gjuhës shqipe në Kushtetutë për të kaluar në sfida të tjera që lidhen me nevojën për barazi për të gjithë qytetarët pa dallime, dhe veçanërisht në buxhet që për ASH-ne ka të njëjtën vlerë”, tha Ilire Dauti.

Në anën tjetër, OBRM-PDUKM opozitare mbështet integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por nuk do të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës.

Qeveria e LSDM-së duhet të përgjigjet se pse nuk kanë dëgjuar për nevojën e konsensusit kombëtar kur populli kundërshtoi me zë të lartë marrëveshjet nënvlerësuese? OBRM-PDUKM bëri thirrje për bashkim të popullit kundër marrëveshjeve dhe politikave të dëmshme dhe i vetmi konsensus kombëtar që do të mbështetet në të ardhmen është vullneti i popullit.

Në këtë moment negociatat nuk bazohen në integrim real, por në negociata mbi fakte historike. Problemi kryesor i integrimit tonë evropian është Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, i cili përmban terma nënçmues, diçka që qeveria e LSDM-së e pranoi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat