Moti në Maqedoni, me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius

Maqedonia

Moti në Maqedoni, me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të mbaj me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Paradite diku nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore e cila do të forcohet për një kohë të shkurtër përgjatë rajonit të Vardarit e më gjerë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat