Taravari: Nuk e kemi në plan që të bëhemi pjesë e Qeverisë

Maqedonia

Taravari: Nuk e kemi në plan që të bëhemi pjesë e Qeverisë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:46
Arben Taravari

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u shpreh se partia që drejton ai nuk e ka në plan ti bashkohet qeverisë.

Taravari u shpreh se gjatë kësaj periudhe është i fokusuar në ristukturimin e partisë.

“Është një takim me strukturat e degës së Tetovës, një takim i rregullt këtë periudhë. Ne si kryesi e partisë praktikisht kemi vizituar gjitha degët, thamë se do fokusohemi në rikonstruimin e degëve dhe nëndegëve dhe së bashku me Ziadinin kemi kalu gjitha degët nga Likova deri në Strugë dhe ishte ideja ti thirrnim dhe aktivistët tonë në Tetovë. Disa ishin të pakënaqur disa të kënaqur dhe ata që kanë qenë kritik ndaj nesh të ulemi dhe bisedojmë”, tha Taravari.

Ai më tej tha se nuk janë të interesuar për hyrje në qeveri.

“Nuk ka diçka të tillë, ne për momentin jemi duke organizuar partinë ku gati çdo ditë jemi në terren duke i takuar strukturat”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat