Policia e Maqedonisë arrestoi një shtetas të Serbisë për transport joligjor të emigrantëve

Maqedonia

Policia e Maqedonisë arrestoi një shtetas të Serbisë për transport joligjor të emigrantëve

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

MPB informon se më datë 09.10.2022 në ora 15:50 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, afër Negotinës, zyrtarë policorë kanë arrestuar S.M (24) nga Republika e Serbisë.

Nga MPB thonë se në makinën BMW që e drejtonte i arrestuara, janë gjetur katër emigrantë nga Siria.

Më herët ai nuk është ndalur në sinjalin e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen me automjetin. Menjëherë ai ka dalë nga rruga me mjetin dhe është larguar me vrap, por pas masave të marra është gjetur dhe privuar nga liria”.

Emigrantët u dërguan në një qendër pritje-transit dhe S.M. është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat