OBRM-PDUKM propozon masa anti-krizë, Mickoski: Qeveria ka dështuar në përballjen me krizën

Maqedonia

OBRM-PDUKM propozon masa anti-krizë, Mickoski: Qeveria ka dështuar në përballjen me krizën

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:47
Hristijan Mickoski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka propozuar një paketë masash për përballimin e krizës ekonomike dhe energjetike.

Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski, thotë se pesë propozimet e tyre do të zbusin drejtpërdrejt pasojat në standardin jetësor, do të shpëtohen vendet e punës dhe do të mbështeten kompanitë.

Mickoski kërkoi që EMV-ja t’ia lërë bizneseve tepricat e energjisë elektrike dhe të heqë “ditën jopune të së dielës”, që Qeveria të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike për kompanitë nga tregu i rregulluar me pesëdhjetë milionë euro, të shtyhet tatimi gradual, mjetet nga bonot e thesarit të orientohen tek ekonomia, por edhe të aplikohet “vikend pa TVSH” për produktet ushqimore bazë.

“Vetë Qeveria mburrej se ka pasur rritje të arkëtimit të TVSH-së, por kjo ka ndodhur vetëm për një arsye. Jo sepse kemi më shumë aktivitet në ekonomi, jo sepse ka më shumë disiplinë fiskale, por vetëm për një gjë, për shkak të inflacionit jashtëzakonisht të lartë. Prandaj ne propozojmë një fundjavë pa TVSH, për produktet ushqimore bazë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Pas pakos së masave të paralajmëruara dje nga kryeministri Kovaçevski, Mickoski sot tha se Qeveria ka dështuar në përballjen me krizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat