Ministria e Bujqësisë në RMV riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë në RMV riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:59
Ministria e Bujqësisë

Bujqit do të mund të aplikojnë për subvencione përmes sistemit të ri “de coupling” i cili u mundëson fermerëve jo vetëm të marrin subvencione nëse posedojnë tokë pjellore e cila mund të përpunohet por edhe në qoftë se kanë arritur sasi të caktuar të prodhimit.

Mënyrën e re të subvencionimit të bujqve paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Lupço Nikollovski i cili tha se modeli është i stilit evropian dhe qëllimi është nxitja e prodhimit më të madh të ushqimit dhe zvogëlimi i varësisë së vendit nga importi.

“Mënyrën e vjetër të subvencioneve, ku fermerët merrnin subvencione pa detyrimin të dëshmonin se kishin prodhuar, po e zëvendësojmë me mënyrën e re evropiane e ashtuquajtur “de coupling”, ku të gjithë fermerët do të duhet të dëshmojnë se kanë prodhuar dhe dorëzuar prodhimin për të marrë subvencionet. Ky sistem i ri është më parandalon keqpërdorimet dhe pagesën në dorë me një fjalë parandalon ekonominë gri dhe siguron prodhim vendor kualitativ”, deklaroi Lupço Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat