Anulohet seanca gjyqësore kundër “Besa Trans”

Maqedonia

Anulohet seanca gjyqësore kundër “Besa Trans”

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është anuluar seanca për gjykimin kundër Kompanisë “Besa Trans” dhe pronarit të kompanisë, Bekim Haxhiu.

Gjykata nuk ka pranuar që Haxhiu të jetë përfaqësues i kompanisë, përkatësisht përfaqësues i personit juridik derisa është në cilësinë e të akuzuarit.

Akuza i referohet licencës së “Besa Trans” dhe keqpërdorimit të saj që sipas Prokurorisë Publike, Haxhiu ka bërë duke e shfrytëzuar për më shumë transporte dhe për më shumë mjete transportuese. Seanca e radhës është caktuar më 15 nëntor.

Gjykimi në Maqedoni të Veriut në aspektin juridik nuk ndërlidhet me ngjarjen tragjike të aksidentit 23 nëntor 2021 në Bullgari ku si pasojë e djegies së autobusit jetën e humbën 45 udhëtarë nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat