Kovaçevski sot do të jetë për vizitë pune në Tetovë dhe Gostivar

Maqedonia

Kovaçevski sot do të jetë për vizitë pune në Tetovë dhe Gostivar

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 11:07
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të jetë për vizitë pune në Tetovë dhe Gostivar.

Kovaçevski paradite së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Sistemit Politik Artan Grubi, ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali dhe drejtorin e Përgjithshëm të TAV Metin Batak do ta vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm të qytetit në Gostivar.

Pasdite, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, Kovaçevski do të mbajë fjalim në hapjen e Qendrës për aktivizëm rinor në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat