Kovaçevski: Qeveria funksionon me shumicë të qëndrueshme

Maqedonia

Kovaçevski: Qeveria funksionon me shumicë të qëndrueshme

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:36
Dimitar Kovaçevski

Për momentin Qeveria funksionon me shumicë të qëndrueshme dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se në vend ekzistojnë dy koncepte, njëri është për Maqedoninë e Veriut evropiane dhe tjetri kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Një koncept është për Maqedoni të Veriut evropiane, shtet që po negocion me BE-në, shtet që dëshiron të përmbushë detyrimet e veta të marra me BE-në, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe identitetin e popullit maqedonas dhe të gjitha karakteristikat kulturore dhe karakteristikat e popullit maqedonas, në çdo kuptim, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit në Gostivar.

Koncepti tjetër, sipas kryeministrit, është kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Atë koncept tjetër e pamë për 11 vjet në vend, ku po të krahasojmë raportet e BE-së për vendin në atë kohë, do të shohim se atëherë jemi karakterizuar si një shtet i robëruar në të cilin nuk ka shtet ligjor, demokraci etj”, deklaroi KovaQeveria funksionon me shumicë të qëndrueshmeevski.

Kovaçevski rikujtoi se gjatë fjalimit të tij në seancën e fundit për pyetjet e deputetëve në Kuvend, u bëri thirrje të gjithë deputetëve dhe partive politike që janë për konceptin e Maqedonisë së Veriut evropiane, për konceptin e një shteti anëtar të BE-së deri në vitin 2030, që dyert e bashkëpunimit të kësaj Qeverie janë të hapura pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat