Demiri: Zhvillimet në BDI, si serialet turke që nuk kanë fund

Maqedonia

Demiri: Zhvillimet në BDI, si serialet turke që nuk kanë fund

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:15
Demiri: Zhvillimet në BDI, si serialet turke që nuk kanë fund

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, zhvillimet e fundit në BDI dhe zgjedhjen e kryesisë se re të kësaj partie, i ka krahuar me serialet turke.

Abdiu ka thënë se përplasjet e kurdisura mes funksionarëve të BDI-së janë bërë me qëllim që të devijohet debati nga përgjegjësia që duhet të mbajë partia e Ali Ahmetit për dëmet që i’a ka shkaktuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë dy dekadave në pushtet.

Kjo që po ndodh tek oponenti ynë politik i ngjanë një teatri. Është shndërruar si ato serialet turke të cilat nuk kanë fund, ku njëherë ndizet zjarri, pastaj shuhet zjarri dhe në fund rezultati është riciklimi i figurave të njejta 20 vite të cilat qarkullojnë në BDI dhe kanë pasur pozicione të rëndësishme, duke devijuar fokusin kryesor të debatit që duhet të zhvillohet, se çfarë ka bërë BDI në këto 20 vite. Si rezultat i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së, shumë shqiptarë e kanë lënë migruar jashtë vendit tonë dhe opinioni është i interesuar të dijë për përgjegjësitë që ka BDI-ja gjatë gjithë kësaj kohe se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po jetojnë gjithnjë keq e më keq”, u shpreh Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat