Qëllon me armë në një aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari nga fshati Volkovë të Shkupit

Maqedonia

Qëllon me armë në një aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari nga fshati Volkovë të Shkupit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Të shtunën, në fshatin Volkovë të Shkupit, zyrtarë policorë të stacionit policor Gjorçe Petrov kanë privuar 53-vjeçarin V.Z. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 18:20 ka qëlluar në një aheng familjar në fshat.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë “Zastava M59/66” e kalibrit 7.62 x39 mm, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja nga plumbat e shkrepur.

Në një bisedë zyrtare në stacionin policor, ai ka pranuar krimin.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat