Mickoski: Bullgaria e trajton Maqedoninë njësoj siç e trajton Rusia Ukrainën

Maqedonia

Mickoski: Bullgaria e trajton Maqedoninë njësoj siç e trajton Rusia Ukrainën

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 22:44
Hristijan Mickoski

Për kanonizimin e edukatorit Kiril Pejçinoviq dhe reagimet në Bullgari, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thotë se “po bëhen përpjekje serioze që të mohohet lufta autentike e Pejçinoviqit për Maqedoninë dhe popullin dhe identitetin tonë”.

“Dëshirojnë ta paraqesin si bullgar dhe nuk ndalen me kaq, shkojnë më tutje dhe thonë se maqedonasit nuk do të ndalen këtu, por do ta bëjnë edhe me Krçovskin, vëllezërit Milladinovci, Shapkarevin. Çfarë është ajo? Është miqësi apo fqinjësi e mirë? Nuk mund të pajtohem me këtë.

Prandaj them se jemi gati kur të formojmë qeverinë, të ulemi dhe të rinegocojmë këtë pjesë të Marrëveshjes me Bullgarinë. Nuk kemi problem me bashkëpunimin me fqinjin tonë lindor në fushën e arsimit, bujqësisë, turizmit, për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve”, tha Mickoski për “RTM”.

Ai beson se “Maqedonia në BE i përshtatet më së miri Bullgarisë”.

“Në vend që të jenë sponsori dhe miku ynë më i madh, ata sillen si Rusia në Ukrainë. Kështu ata mohojnë gjuhën dhe identitetin ukrainas, ndaj Sofja zyrtare sot mohon gjuhën dhe identitetin maqedonas”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat