OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë likuiditetin e EMV-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë likuiditetin e EMV-së

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:48
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM nuk do ta mbështes Ligjin e Likuiditetit të EMV-së dhe për këtë do ta shfrytëzojnë mundësinë e filibasteringut në Parlament. Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se më këtë ligj Qeveria pretendon që ta mbyll TEC Osllomej deri në fund të vitit 2023, dhe TEC Manastir deri në vitin 2027 të mos funksionojë.

Sipas tij, kjo do të thotë se 4.000 qytetarë që varen nga puna e këtyre dy objekteve bazë të prodhimit të energjisë elektrike, të mbeten pa punë.

“OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë dhe do ta shfrytëzojë mundësinë e filibasteringut në parlament. Derisa OBRM-PDUKM-ja të jetë gjallë, ne nuk do të mbështesim politika të tilla anitkombëtare. Vlerësojmë se ato të holla neve nuk na duhen, dhe do kërkojmë burime tjera, por është e papranueshme që të lejojmë asimilimin energjetike të Maqedonisë. Pra të jeni të sigurt, se OBRM-PDUKM do të përdorë të gjitha forcat në paralment që të mos kaloj ky ligj”, tha Mickoski

Ndërkaq që, lidhur me kërkesën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Buajr Osmani për një Marrëveshje të re Negociuese për Bashkimin Evropian, Micksoski tha se është shumë vonë, dhe është dashur të ulen në tavolinë para se të nënshkruhej marrëveshja, siç e quajti ai “kapitulluese”.

“Kam bërë thirrje që të formohen 5 ekipe, të ulemi dhe të bëjmë një strategji dhe në bazë të asaj strategjie të veprojmë më tej. Pavarësisht kësaj, ata refuzuan me mendjemadhësi dhe në mënyrë të papërgjegjshme. Dhe tani, me një vonesë të madhe, diçka ofrohet përsëri, sepse nuk kanë një koncept të qartë. Mendoj së është një tentim për t’ë defokusuar nga përgjegjësia që partia e tij kërkon për Ministrin e Jashtëm”, shtoi Mickoski

Ai shtoi se në vend që ta refuzonin dorën e zgjatur nga OBRM-PDUKM, Qeveria është dashur të mendojë se sa e rëndësishme është mbështetja e tyre, pa të cilën siç tha Mickoski janë totalisht të pasuksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat