Qeveria për nismën e Avokatit të Popullit: Ka vendim për formimin e komisionit për përpilim të kodit civil

Maqedonia

Qeveria për nismën e Avokatit të Popullit: Ka vendim për formimin e komisionit për përpilim të kodit civil

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është përgjigjur për iniciativën e Avokatit të Popullit për përmbaruesit, ku thonë se Ligji për marrëdhëniet obligative është pjesë përbërëse e Kodit Civil për të cilën Qeveria ka sjell vendim për formimin e një komisioni për përpilimin e Kodit Civil që duhet të miratohet deri në fundin e vitit 2024.

“Lidhur me Ligjin për përmbarim ju njoftojmë se ky Ligj nuk e rregullon normën e interesit ndëshkues.

Kjo është materie që është e rregulluar me Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve. Lidhur me pyetjen ju njoftojmë që iniciativë të tillë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka dorëzuar askush”, thonë nga Qeveria për “TV21”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat