OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Arsovskës

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Arsovskës

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:46
Danella Arsovska

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, të cilën e quajnë të paaftë.

Nga kjo parti thonë se “për shkak të saj mijëra familje kanë mbetur pa paga, ndërsa miliona pa transport publik në kryeqytet”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “derisa Arsovska flet me veten se kush është fajtor, Ndërmarrja Transportuese Publike po fundoset”.

“Arsovksa është futur në histori si kryetarja më e paaftë edhe e vetmja të cilës i është bankrotuar ndërmarrja. Ajo duhet të jep dorëheqje pasi është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat