Miratohet vendimi për pagat e NQP Shkup, pritet rikthimi i transportit publik

Maqedonia

Miratohet vendimi për pagat e NQP Shkup, pritet rikthimi i transportit publik

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Këshilli i Qytetit të Shkupit me 39 vota “për” nga gjithsej 40 këshilltarë të pranishëm votoi vendimin për rishpërndarje të mjeteve për pagat e të punësuarve në NQP-Shkup.

Pas këtij vendimi pritet të ekzekutohen pagat për punonjësit e NQP-Shkup, dhe si rrjedhojë të ndërpritet greva e punonjësve dhe të kthehet qarkullimi i autobusëve në Shkup, me çka do të normalizohej transporti publik në kryeqytet.

Këshilltarët edhe seancën e sotme e filluan me përleshje politike, për të cilat kryetari i Sindikatës së Maqedonisë, Darko Dimovski i paralajmëroi dy herë.

“Ju lutem votoni vendimin dhe sqarohuni më vonë, turni i dytë në NQP pret votimin për të filluar me vozitjen”, paralajmëroi Dimovski.

Menjëherë pas paralajmërimit të dytë, Këshilli votoi vendimin për transferimin e mjeteve. Punëtorët e NQP do ta marrin pagën nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat