MASH-Maqedoni: Jemi të gatshëm për zbatimin me sukses të rekomandimeve të BE-së

Maqedonia

MASH-Maqedoni: Jemi të gatshëm për zbatimin me sukses të rekomandimeve të BE-së

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme të përballet me sfidat e shekullit të 21-të në arsim dhe të zbatojë me sukses të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e Bashkimit Evropian, thotë Jasmina Vukiçeviq, këshilltare speciale në MASH.

Si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ditëve të fundit ajo mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 26 – arsim dhe kulturë, ku delegacioni i Maqedonisë mori rekomandime dhe udhëzime.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kuadër të skriningut dypalësh, të planifikuar për në maj të vitit të ardhshëm, deri më tani ka bërë procese të rëndësishme reformuese në fushën e arsimit dhe vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Sipas reformave të mëparshme, Ministria e Arsimit dhe Kulturës ka miratuar dhe po zbaton me sukses Konceptin e ri për Arsimin bazë, të shoqëruar me kurrikula shtesë, programe dhe udhëzime për zbatimin e procesit mësimor”, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Thekson se ka nisur reforma në arsimin e mesëm profesional, synimi i së cilës është përgatitja e të rinjve për t’iu përgjigjur plotësisht kërkesave të tregut të punës, me ngritjen e tre qendrave rajonale të arsimit profesional dhe shkencës.

“MASH është pjesëmarrëse e suksesshme në programet evropiane, pra në Erasmus Plus dhe në Korpusin Evropian të Solidaritetit”, shtojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat