Arsovska: Nuk jap dorëheqje, fajtore është OBRM-PDUKM

Maqedonia

Arsovska: Nuk jap dorëheqje, fajtore është OBRM-PDUKM

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:59
Danella Arsovska

Partia opozitare OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryebashkiakes së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, pasi siç thonë ato fajtore për gjithë kaosin që është krijuar në NQP është vet ajo.

“Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe ka mashtruar shkupjanët”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

E në paraqitjen e saj të fundit, Kryetarja e Shkupit, Arsovska pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik, ajo është përgjigjur negativisht.

“Njerëzit nga bordi drejtues i NTP-së, të cilin e votoi OBRM-PDUKM, të japin dorëheqje”, tha Arsovska.

Shkupjanët sot për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kanë mbetur pa transport publik. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale Arsovska dhe OBRM-PDUKM premtuan transport publik falas dhe Shkup modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat