Konfirmohen tre viktima dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Konfirmohen tre viktima dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 teste, ndërsa janë regjistruar 44 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (44), janë regjistruar 13 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se janë konfirmuar edhe 81 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar, 3 humbje jete nga Shkupi (2) dhe Kavadari (1). Personat e vdekur janë të moshës prej 62 deri në 79 vjeç. Të gjithë personat humbën jetën në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 03.10 deri më 18.10.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.800, numri i të shëruarve është 333.960, numri i atyre që humbën jetën është 9.559, ndërsa numri i rasteve aktive është 281.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat