Spasovski: Marrëveshja me Frontex më në fund është në gjuhën maqedonase pa shtesa

Maqedonia

Spasovski: Marrëveshja me Frontex më në fund është në gjuhën maqedonase pa shtesa

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 20:20
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në margjinat e procesit të Berlinit, me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johansson, biseduan për progresin e deritanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të drejtësisë, lirisë dhe sigurisë shtetërore.

“Me kënaqësi të veçantë ju informova se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (FRONTEX). Në të njëjtën kohë, e njoftova komisionerin evropian Johansson se Marrëveshja, të cilën e kam nënshkruar në vitin 2018, më në fund do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, pa shtesa”, theksoi Spasovski.

Spasovski shprehu mirënjohjen e tij për komisionerin evropian Johansson për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e Planit për luftimin e korrupsionit, si dhe për harmonizimin e legjislacionit maqedonas me atë evropian, veçanërisht për kapitujt 23 dhe 24, të cilët janë nën juridiksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, njoftoi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat