Kapen duke gërmuar në lokacion të ndaluar, arrestohen tre shtetas të Ukrainës, në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kapen duke gërmuar në lokacion të ndaluar, arrestohen tre shtetas të Ukrainës, në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, në Vallandovë, janë arrestuar tre shtetas të Ukrainës  Sipas MPB-së, ata janë kapur duke gërmuar në lokacion aerologjik, ndërsa të njëjtit kishin leje për qëndrim të përkohshëm në Shkup.

Më datë 21.10.2022 rreth orës 12.00 ,në lokalitetin arkeologjik “Isar” në afërsi të fshatit Marvincë të Vallandovës, nga ana e punonjësve policorë të Vallandovës janë privuar nga liria V.O.(40), O.P.(35), I.R.(46) dhe M.R.(48), të gjithë nga Ukraina, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ata u gjetën duke gërmuar terrenin, i cili është shpallur “e mirë me mbrojtje të përkohshme”.

Tek ta janë gjetur dy detektorë, lopata dhe disa objekte gërmuese.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në automjetet e pasagjerëve “Toyota” dhe “Hyundai” me targa të Ukrainës, me të cilin kanë mbërritur në vend, është gjetur një detektor” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat