ASH reagon pas deklaratave të kreut të OBRM-PDUKM-së, Mickoski mbi heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Maqedonia

ASH reagon pas deklaratave të kreut të OBRM-PDUKM-së, Mickoski mbi heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:11
Ilustrim

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbi heqjen e “20%” nga Kushtetuta që i referohet gjuhës shqipe.

Nga ASH thonë se Mickoski nuk duhet të krijojë huti në opinion duke e ngatërruar këtë çështje me Balancuesin dhe Badenterin.

“Për ne, është njësoj fyese kur gjuhës së bashkëqytetarëve tonë i referohen si gjuha maqedonasoveriore apo sllavomaqedone, e ndonjëherë edhe ndryshe. Andaj, problemin e 20 përqindëshit z. Mickoski dhe të tjerët duhet që njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë drejtë, duke u nisur nga vetvetja dhe assesi të ngatërrojnë opinioni duke krijuar amalgame me Balanserin, i cili është mjet planifikimi për punësime në sektorin publik për të arritur obligimin kushtetues për përfaqësim adekuat të bashkësive.

Badenteri apo i ashtëquajturi votim i dyfishtë është standard evropian për ruajtje të paqes dhe stabilitetit që u vendos në republikat e ish bllokut komunisit pas tragjedive të mëdha siç ishin luftërat në ish Jugosllavi. Ky mekanizëm mbanë emrin e ideatorit të tij, Robert Badenter, ish ministri i drejtësisë dhe ish kryetari i gjykatës kushtetuese të Francës, apo fanari i iluminizmit dhe demokracisë evropiane”, thonë nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat