Pendarovski: Gëzuar 23 tetorin

Maqedonia

Pendarovski: Gëzuar 23 tetorin

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 10:43
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski u ka dërguar urim qytetarëve me rastin e festës së sotme, Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ju uroj 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë kujtojmë të rinjtë trima, të cilët, në pamundësi për të përballuar gjendjen e vështirë të popullit maqedonas të pafavorizuar, formuan Organizatën Revolucionare Maqedonase në vitin 1893.

Të frymëzuar nga kjo ide, breza të tërë patriotësh iu bashkuan luftës së gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në idealet e drejtësisë, lirisë dhe një jete dinjitoze në të cilën do të ketë vend për çdo burrë e grua, pa dallim kombësie, gjuhe dhe feje. .

Ai vizion trim që lidhi Ilinden 1903 dhe ASNOM 1944 më në fund u realizua më 8 shtator 1991 në shtetin e pavarur te Maqedonise.

Brezi ynë po kalon një periudhë sfidash të thella globale dhe pasigurie të madhe. Evropa dhe bota po përballen me një krizë ekonomike dhe energjitike që fillimisht u shkaktua nga pandemia, por u thellua në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë.

Për t’u përballur me sukses me këto sfida, ne duhet të pajtohemi dhe bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët për ndërtimin e përditshëm dhe të përkushtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet i avancuar evropian me kulturë të zhvilluar demokratike, ekonomi të qëndrueshme dhe institucione transparente.

Si një vend në të cilin do të sundojë ligji dhe do të sanksionohet padrejtësia, në të cilin brezat e rinj do të mund të jetojnë me dinjitet me mundësi të barabarta për përparim. Gëzuar 23 Tetorin, thuhet në urimin e kreut të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat