Xhaferi uron 23 tetorin: Kujtimi i betejave të vjetra që na çuan në atë që jemi tani

Maqedonia

Xhaferi uron 23 tetorin: Kujtimi i betejave të vjetra që na çuan në atë që jemi tani

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:03
Talat Xhaferi

Edhe kryetari i Kuvendit,Talat Xhaferi në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, ka dërguar urime me rastin e festës kombëtare 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Kujtimi i betejave të vjetra që na çuan në atë që jemi tani, le të jetë një kujtesë dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme që bëjmë në jetë.

Le të jenë mësim se respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi, dhe bashkimi në përpjekjet për të ndërtuar një shtet modern, demokratik dhe të avancuar mund të na numërojnë vetëm në vendet me një histori suksesi.

Kemi ndërmarrë hapa jashtëzakonisht të vështirë, na presin të reja dhe të panjohura, por nëse jemi të sinqertë dhe të bashkuar në atë rrugë, asgjë nuk do të na lëkundë!”, thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat