Plaçkitet shtëpia e ARM-së në Shkup

Maqedonia

Plaçkitet shtëpia e ARM-së në Shkup

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:55
ARM

Hajdutët kanë grabitur Shtëpinë e ARM-së në Shkup, me ç’rast është marrë një televizor dhe një aparat kafeje.

Shtëpia e ARM-së në Shkup ka “pësuar” një grabitje fundjavën e kaluar. Ndonëse ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe ka edhe shërbim roje nga pjesëtarët e Ushtrisë, një vend anëtar i NATO-s, grabitësit u ngjitën dhe hynë nga tarraca e ndërtesës.

Sipas informacioneve, në lokalin e vendosur në katin e dytë janë vjedhur disa sende. Nga salla e restorantit u hoq televizori, aparati i kafesë dhe gjëra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat