Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të mbështet ndryshimet kushtetuese në rrethanat aktuale

Maqedonia

Mickoski: OBRM-PDUKM nuk do të mbështet ndryshimet kushtetuese në rrethanat aktuale

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:01
Hristijan Mickoski

Lideri i partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe subjektit të cilin ai drejton, se në këto rrethana nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Në rast se mendojnë se OBRM-PDUKM-ja, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do t’i mbështes këto ndryshime kushtetuese në këto rrethana, atëherë ja publikisht po them se kjo nuk do të ndodh. Ne kemi pozicion të qartë.

Cili është pozicioni i OBRM-PDUKM-së, se ndryshimet kushtetuese në këto rrethana nuk kemi ndërmend që t’i mbështesim”, deklaroi Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka falënderuar Komisionin Evropian për ndihmën financiare dhe shpreson në mbështetje edhe më të madhe.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, pres që kjo ndihmë të thellohet në të ardhmen, që të ndërtohet hekurudha drejtë Bullgarisë, pres një grant edhe për këtë projekt. Pres që në vend të kërdisë dhe procedurave të dyshimta siç janë të ndërlidhura me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10A, të kemi gjithashtu mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, dhe të kemi një komponent të granteve me çka do të përmbyllej rruga Gostivar-Kërçovë, Tetovë-Gostivar”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat