Zgjidhen dy gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

Zgjidhen dy gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Kuvendi zgjodhi më në fund dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, institucion i cili ishte në kufij të bllokimit total për shkak se rrezikonte kuorumin. Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Fatmir Skender janë dy gjykatësit e rinj kurse propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit ka ngecur në komision.

Opozita vlerëson se procedura e tillë e zgjedhjes është shoqëruar me shkelje të Rregullores.

Më vjen keq që nuk arritët të shpëtoni nga litarët e ngushtë partiak dhe më vjen keq që Gjykatës Kushtetuese ja vutë etiketën e institucionit të partizuar. Më vjen keq që patët mundësinë të zgjidhni profesionistë të vërtetë me përvojë të madhe profesionale të cilët do t’i jepnin dimension të ri punës dhe besimit ndaj këtij institucioni por ju u mbështetët në zgjedhjen e partisë”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.

As nuk kemi kritere të definuara se kush mund të jetë gjykatës kushtetues përveç që thuhet se duhet të jetë jurist i dalluar dhe as nuk kemi procedurë se si duhet të bëhet zgjedhja që procedura të jetë transparente, të kenë mundësi të konkurojnë të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë anëtar të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Pavle Trajanov, Lidhje Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat