Mickoski: Në këto kushte, nuk do të mbështesim përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia

Mickoski: Në këto kushte, nuk do të mbështesim përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 20:12
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski edhe një herë e konfirmoi qëndrimin e partisë së tij se nuk i përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në të, nëse nuk marrin me garanci nga Bashkimi Evropian për identitetin maqedonas në të cilin gjendet gjuha, ndërsa çështjet bilaterale të mos jenë pengesë deri në anëtarësimin e Maqedonisë BE.

“Në këto rrethana dhe në këto kushte OBRM-PDUKM nuk do të votojë. Dhe, e thashë edhe në shkurt të këtij viti, nevojiten garanci dhe janë të rëndësishme dy garanci thelbësore, për identitetin tonë maqedonas, në të cilin është gjuha, dhe për atë që na kanë bindur gjatë gjithë kohës se për çështjet bilaterale nuk do të të jetë më e mundur që dikush të vendosë veto derisa Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Mickoski për “A1on”.

I pyetur nëse njeh ndonjë shtet tjetër që ka marrë garanci të tilla me shkrim, Mickoski është përgjigjur se nuk njeh ndonjë shtet tjetër evropian përveç Maqedonisë, e cili ka përfshirë një marrëveshje dypalëshe në kornizën e negociatave dhe siç theksoi ai, pasi ne jemi një rast i veçantë, pra dhe si të veçantë do të sillemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat