RMV, janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet e DAP-it për shkak të aktiviteteve në IT sistemet

Maqedonia

RMV, janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet e DAP-it për shkak të aktiviteteve në IT sistemet

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Drejtoria për të Ardhura Publike i informon taksapaguesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve elektronike të sistemit e-Tatime, se për shkak të aktiviteteve dhe intervenimeve të planifikuara në pjesën e IT sistemit të DAP-it sot janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet në periudhën nga ora 9 deri në orën 17.

“Mund të ketë ndërprerje të e-shërbimeve, në funksioniminit të MPIN sistemit, me ç’rast do të pranohen përllogaritje përmes mejlit, por, përllogaritjet nuk do të mund të përpunohen dhe të gjenerohen deklarata, ndërsa në ndërprerje do të jenë edhe e-PDD dhe TVSHime”, theksojnë nga DAP-i.

Sapo të përfundojnë aktivitetet, siç potencojnë, sistemi do të vihet në funksion pas çka do të mund të përdoren edhe e-shërbimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat