Kovaçevski-Donev: Intensifikimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Kovaçevski-Donev: Intensifikimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 18:44
Kovaçevski-Donev: Intensifikimi i bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Galab Donev, sot kanë zhvilluar një takim dypalësh ku në fokus të bisedës ka qenë intensifikimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Dy kryeministrat diskutuan për disa tema aktuale, si dhe për faktin se aktivitetet si ngjarja e sotme, fillimi i ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor, konfirmojnë përkushtimin e të dy vendeve për ecurinë e marrëdhënieve të ndërsjella.

Në takimin bilateral ndërmjet kryeministrave Kovaçevski dhe Donev, u bisedua edhe për mundësitë për zgjerimin e kapaciteteve të gazsjellësit dhe bashkëpunimin e thelluar që do të siguroj përballimin e pasojave të krizës energjetike që prek të gjithë kontinentin evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat