RMV: Shoferi i traktorit ndërron jetë pas aksidentit me një veturë

Maqedonia

RMV: Shoferi i traktorit ndërron jetë pas aksidentit me një veturë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një traktorist ka humbur jetën në një aksident mes një traktori dhe një veture në Negotine. Lajmin për MPB-në e ka konfirmuar Toni Angelovski, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme për marrëdhënie me publikun.

Rreth orës 17:00 është raportuar se në rrugën lokale fshati Lipa – fshati Kaljanevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një traktori i drejtuar nga S.A. (1943) nga Negotina dhe PMV “Suzuki” i drejtuar nga D. F. (1967) nga Negotina.

Në vendngjarje S.A. iu nënshtrua plagëve të marra, vdekja u konstatua nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe D. G është transportuar në Shtëpinë shëndetësore të Negotinës, sqaroi Angelovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat