Hapet klubi kulturor maqedonas në Bllagoevgrad

Maqedonia

Hapet klubi kulturor maqedonas në Bllagoevgrad

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Në Bllagoevgrad është hapur klubi kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov”. Hapja e klubit, sipas themeluesve, synon afrimin e dy popujve dhe tejkalimin e dallimeve.

Ky është një klub që do të ndihmojë Bullgarinë të njohë kulturën maqedonase, e bashkë me të edhe popullin maqedonas. Momenti kulturor është ai që vërtet mund t’i bashkojë njerëzit dhe të kapërcejë dallimet, u tha në hapjen e klubit.

Në hapje morën pjesë sekretari i përgjithshëm në kabinetin e presidentit të shtetit, Mile Bosnjakovski dhe liderët e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev nga E Majta.

Hapja e klubit ndiqet nga një numër i madh i ekipeve të mediave, si dhe ka shtuar sigurinë policore.

Përballë klubit maqedonas, organizuar nga VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare, u hap ekspozita me flamurin bullgar dhe fotografinë e Car Borisit të Tretë dhe disa nga revolucionarët maqedonas, përfshirë Goce Dellçev dhe Jane Sandanski, të shoqëruar me muzikë të lartë.  VMRO-Lëvizja Kombëtare Bullgare ka paralajmëruar protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat