LSDM: OBRM-PDUKM-ja është drejtpërdrejtë e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është drejtpërdrejtë e lidhur me klubet bullgare në Ohër dhe Manastir

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se OBRM-PDUKM-ja është e lidhur drejtpërdrejt me klubet bullgare të hapura në Manastir dhe Ohër, të cilat mbajnë emra të figurave historike kontroverse dhe provokuese. Kjo sipas LSDM-së, konfirmon vazhdimësinë e partisë opozitare me Vanço Mihailovin dhe krenohet me të.

Vetë Mickoski konfirmoi vazhdimësinë e OBRM-PDUKM-së në aktivitetet e saj me Vanço Mihailovin, bashkëpunëtor i Rajhut të Tretë.

“OBRM-PDUKM është një besimtar ideologjik i njerëzve që ishin autorë të Rajhut të Tretë, ajo feston dhe lavdëron veprën dhe rolin e Vanço Mihailovit. OBRM-PDUKM ndërtoi një shtëpi përkujtimore në Shtip për nder të Mihajlovit dhe e vendosi figurën e tij prej dylli në një muze në Shkup.

“Në hapjen e klubit bullgar në Manastir morën pjesë anëtarë të OBRM-PDUKM-së, ndërsa Mickoski u fotografua me themeluesit e klubit bullgar në Ohër. OBRM-PDUKM, e ngecur në të kaluarën, nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve përveç izolimit dhe kthimit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat