Tensione në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari, Mickoski u përplas me protestuesit

Maqedonia

Tensione në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari, Mickoski u përplas me protestuesit

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë maqedonas me emrin “Nikolla Vaptsarov”.

Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë edhe politikanë nga Maqedonia e Veriut, në mesin e të cilëve edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.

Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas.

Eskalimi i situatës është ndaluar nga forcat policore, të cilat ishin të pranishme në vend, pasi partia VMRO-BND paralajmëroi protesta.

Theksojmë që hapja e klubeve bullgare dhe maqedonase në territoret e njëra tjetrës, është përcjellë me reagime të shumta në të dy shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat