Qeveria e RMV-së ua ndaloi komunave të themelojnë ndërmarrje publike dhe firma për ndriçim publik

Maqedonia

Qeveria e RMV-së ua ndaloi komunave të themelojnë ndërmarrje publike dhe firma për ndriçim publik

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:57
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve në ofrimin e shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendim që është marrë dje në seancën qeveritare ua ndalon komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare për kryerjen e veprimtarisë nga interesi i veprimtarive publike – ndriçimi publik, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës qeveritare.

Kryeministri Kovaçevski tha se vendimet kjo qeveri i merr në përputhje me të gjitha palët dhe se kjo Qeveri i zgjidh gjërat me dialog. Sipas tij në këtë krizë ekonomike energjetike çdo qindarkë është e rëndësishme për qytetarët dhe për këtë kjo Qeveri bën çdo përpjekje për të ruajtur dhe përmirësuar standardin e jetesës.

Ky vendim, siç tha ai, është marrë për shkak se sipas njohurive komunat kanë themeluar ndërmarrje ose veprimtari për ndriçim publik apo ua kanë caktuar ndërmarrjeve publike ekzistuese.

Gjithashtu mes tjerash Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se do të ketë energji elektrike me çmime më të lira për kompanitë që prodhojnë produkte themelore të ushqimit. Me këtë pritet edhe stabilizimi i çmimit të ushqimit dhe rënia e çmimeve për së paku 10%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat