Nga mesnata ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

Maqedonia

Nga mesnata ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16% në raport me vendimin e datës 28.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,870 %, te nafta ka ulje për 1,202 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,228 % dhe te mazuti rritja është për 2,506%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,387%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,584 den/kg dhe do të jetë 50,067 den/kg.

Nga data 1.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 90,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat