Osmani-Putrih: Gjermania do të vazhdojë të mbështet Maqedoninë në integrimet evropiane

Maqedonia

Osmani-Putrih: Gjermania do të vazhdojë të mbështet Maqedoninë në integrimet evropiane

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:15
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Lusija Putrih, Ministren e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit Hessen në Republikën Federale të Gjermanisë, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishin perspektivat për bashkëpunimin e ardhshëm me Rajonin e Hessenit sipas modelit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, të cilin Maqedonia e Veriut e zhvillon me rajonet gjermane të Bavarisë dhe Rajnës Veriore – Vestfalisë. Përveç dialogut politik, theks i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomiko-financiar, duke pasur parasysh se Hessen është qendër bankare në Republikën Federale të Gjermanisë dhe Evropë.

“Presim që bashkëpunimi me Rajonin Hessen ta pasurojë bashkëpunimin tonë të përgjithshëm me Gjermaninë, që është partneri ynë më i rëndësishëm politik dhe ekonomik, por edhe aletai ynë më i madh gjatë tri dekadave të fundit.”, deklaroi Osmani.

Në takim, Ministrja e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit Hessen u njoftua edhe me reformat e zbatuara dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut, me theks në skriningun aktual në kuadër të Bashkimit Evropian e në drejtim të rrumbullakimit të anëtarësimit në Union. Në këtë kontekst, Osmani e falënderoi Gjermaninë si mbështetëse e zëshme e prioriteteve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht për rolin e Gjermanisë si mbrojtëse e Procesit të Berlinit, e cila është forcë lëvizëse e Agjendës evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit të Hessenit, Lucia Putrih, thuhet në njoftimin e MPJ-së, iu referua mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik, njëherit, duke siguruar se mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për proceset eurointegruese të vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të madh në këtë plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat