Kovaçevski për BBC: Qytetarët e RMV-së duan të jenë pjesë e BE-së

Maqedonia

Kovaçevski për BBC: Qytetarët e RMV-së duan të jenë pjesë e BE-së

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:23
Dimitar Kovaçevski

Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të marrin vendime që do të sjellin një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “BBC-në”.

Kovaçevski deklaroi se në RMV ka dy koncepte, dhe njërin e udhëheq ai.

“Ne kemi dy koncepte në këtë shtet. Një koncept, të cilin unë udhëheq, është që maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, me kokën lart, me dinjitet, të ulen në tryezën e madhe në Bruksel dhe të shprehin qëndrimin e tyre për të gjitha çështjet, të negociojnë dhe të bëhen anëtarë të BE-së. Koncepti tjetër është me dinjitet të rremë, të ulesh në tryezën e vogël këtu, në Maqedoninë e Veriut, i vetëm, i izoluar, në konflikt me fqinjët, pa bisedime me BE-në. Këtë e kemi parë të ulur në një tavolinë të vogël, me dinjitet të rremë, prej vitesh. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për të marrë vendime që do të sjellin një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”.

“Sepse në fund e di që ky proces do të jetë i vështirë, negociatat do të jenë të dhimbshme, e di këtë, e dinë të gjithë qytetarët, por çmimi është anëtarësimi në BE, sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan të jenë pjesë e BE-së, ata duan të jetojnë në BE, por në vendin e tyre këtu, e jo të largohen nga vendi i tyre dhe të punojnë në vendet anëtare të BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se është më e lehtë të jesh politikan që flet për të kaluarën, sepse kur flet për të kaluarën nuk premton asgjë, thjesht luan me emocionet e njerëzve dhe është e vështirë të jesh politikan që flet për të ardhmen, sepse atëherë ju bëni një premtim.

Kryeministri Kovaçevski përmendi edhe marrëveshjen që e nënshkruam me BE-në, në gjuhën maqedonase, pa fusnota, pa shpjegime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat