Gjendet i vdekur një shtetas i Turqisë në Shkup

Maqedonia

Gjendet i vdekur një shtetas i Turqisë në Shkup

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në një objekt hotelierik në Shkup, njoftojnë nga policia.

“Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrethinën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë.

Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat