MPB Maqedoni me helikopter intervenon në zjarrin mes Pllasnicës dhe Makedonski Brod

Maqedonia

MPB Maqedoni me helikopter intervenon në zjarrin mes Pllasnicës dhe Makedonski Brod

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Sot, pas raportimit të Qendrës për menaxhim me kriza në zonën ndërmjet Makedonski Brodit dhe Komunës së Pllasnicës, Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së ka intervenuar me helikopter “Bell 212″, gjatë të cilit janë hedhur më shumë se 7 tonë ujë.

Shuarja e zjarrit do të vijojë edhe nesër në mëngjes me qëllimin përfundimtar vënien nën kontroll të zjarrit, bën me dije policia.

“Vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Departamentin e Njësive të Aviacionit, për nevojat e Njësisë së Helikopterëve për qëllime policore, e cila ekziston në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga viti 1969 dhe është e pajisur me 3 helikopterë të markës “Bel”, njohu nevojat e shtetit për një ballafaqim më të suksesshëm me zjarret, e me këtë edhe mbrojtje më të mirë të qytetarëve dhe pronës”.

“Për të mundësuar përdorimin e suksesshëm të pajisjeve, nga policia sllovene është zhvilluar trajnim ndërkombëtar si për bartjen e ngarkesave të varura ashtu edhe për shuarjen e zjarreve. Të gjithë pilotët e Njësisë së Helikopterëve të Policisë kanë përfunduar me sukses trajnimin”, thanë nga MPB.

Ky shembull, siç shtojnë ata, është edhe një dëshmi se MPB-ja është shërbim për qytetarët dhe tashmë është një mënyrë e implementuar e punës në të gjitha segmentet e operacionit policor dhe mbrojtja dhe siguria e qytetarëve është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat