Blloku i tretë i TEC Manastir do të ndizet pas datës 15 nëntor

Maqedonia

Blloku i tretë i TEC Manastir do të ndizet pas datës 15 nëntor

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, informoi sot se blloku i tretë i TEC Manastir do të fillojë me punë pas datës 15 nëntor.

“Transformatori për bllokun e tretë të TEC Manastir, i cili riparohet në fabrikën afër Ankarasë në Turqi, është gati, është kontrolluar teknikisht, është vizituar nga ekspertët tanë dhe është gati për transport. Është transport i veçantë, sepse pesha totale do të jetë mbi 240 tonë dhe për këtë nevojiten leje speciale nga Turqia, Greqia dhe vendi ynë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se transporti do të zgjasë nga 10 deri në 12 ditë, ndërsa transformatori pritet të arrijë në TEC Manastir rreth datës 15 nëntor.

“Plani i prodhimit është që blloku i tretë të ndizet nga 15 nëntori dhe njëkohësisht blloku 2 të vihet në funksion për 20 ditë. Këtë do ta bëjmë në momentet kur blloku 3 do të ndizet dhe do të lidhet me sistemin”, theksoi Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat