Petrovska: Qëndrimet tona për Ukrainën nuk u nxitën nga udhëzimet e NATO-s, por nga brenda kornizës së institucioneve

Maqedonia

Petrovska: Qëndrimet tona për Ukrainën nuk u nxitën nga udhëzimet e NATO-s, por nga brenda kornizës së institucioneve

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:24
Sllavjanka Petrovska

Institucionet në vend po bëjnë punën e tyre dhe qytetarët duhet të kenë besim, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes

Ajo supozon se arsyeja e sulmeve hibride ndaj saj janë të motivuara nga qëndrimi i saj i fortë ndaj luftës së padrejtë kundër Ukrainës.

“Qëndrimet tona për Ukrainën nuk u nxitën nga udhëzimet e NATO-s, por u ndërtuan brenda kornizës së institucioneve. Ne jemi shtet i pavarur dhe zëri ynë dëgjohet në Aleancë sepse jemi anëtarë të barabartë”, thotë Petrovska për “TV24”.

Ajo thotë se të gjitha organizatat e sigurisë në vend bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe pritshmëritë e saj janë që të gjitha institucionet të reagojnë në kompetencën e tyre për të dekurajuar sulme të tilla.

“Qeveria, duke përfshirë edhe gjyqësorin, duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve”, shtoi Petrovska./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat